Arusha e Prizrenit “arrin” në Deçan: ‘Mirë se erdhe në Deçan, gjithmonë kemi strehu Kaçak (VIDEO)

Tashmë e gjithë Kosova ka dëgjuar për ariun e Prizrenit, pasi që për të Ministria e Bujqësisë lëshoi vendim ditë më parë që të vritet.

Arsyetimi i këtij vendimi ishte se ky ari është i rrezikshëm për bagëtinë dhe njerëzit e asaj ane.

Megjithatë, kundërshtime të ashpra pati gjithandej për vendimin, duke bërë thirrje që mos të zbatohet.

Megjithatë, duket se ariu i Prizrenit ka arritur deri në Deçan!!!

Të paktën kështu shihet në një video të publikuar nga Jeton Riza, deçanasi që e ka hasur një ari në mal, shkruan Ballkani.info.

“Deçani gjithmonë ka strehuar Kaçak! Mire se erdhe në Deçan ariu i Prizrenit!”, ka shkruar Jeton Riza në llogarinë e tij në Facebook.

Nuk dihet nëse vërtetë është ky ariu i Prizrenit, por ajo që shihet në video është saktësisht një ari!

Për më shumë shihni videon:

KLIKONI KËTU PËR TA PARË VIDEON