Arton Muhaxheri kujton bashkëpartiakun e tij të vrarë, Astrit Ademaj

Zyrtari i PDK-së, Arton Muhaxheri, e ka kujtuar bashkëpartiakun e tij, Astrit Ademaj, në 1 vjetorin e vrasjes së tij.

Muhaxheri përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se nuk po arrin të pajtohet që Ademaj nuk është më në mesin tonë.

Ky është shkrimi i Muhaxherit në Facebook:

Në heshtje kam perjetuar dhimbjen gjithë këtë kohë, sepse u mësova të jetoj me të, por sot e asaj dite nuk po mund të pajtohem që ti nuk je në mesin tonë, e as nuk je me mua në kafet e mengjesit të ores 9:00 e as nuk je në takimet dhe aktivitetet tona të përbashkëta që i kishim të përditshme.

Tash një vit shoqëruesi im i përditshëm është dhimbja, edhe takimet dhe aktivitetet përveç shokëve që më shoqërojnë dhimbja është shoqëruesi im i rregullt, e cila po rritet në rastet kur po më duhet të shkoj në vendet ku ishim bashkë edhe pse tash një vit po mundohem ti shmangem të gjitha vendeve ku ne ishim bashkë sepse po e perjetoj rëndë.

Astrit ti nuk ishe thjeshte nje shoke i imi, por ishe pjese e familjes sime per me teper ishe kumbar i Treves tone.

Një gjë është e sigurt se dhimbja dhe kujtimi per ty do te jene deri atëherë kur do të bëhemi bashkë përsëri.

Pusho i qetë Titi