Prej Grinch e deri tek Avatar, ajo mund të ndërroj mrekullisht pamjen e vet.
Me një talent të rrallë, artistja është bërë një sensacion në internet, ndërsa ka publikuar fotografitë e transformimeve në personazhe të filmit dhe televizionit.
E ulur para pasqyrës, Elsa Rhae Pegeler me anë të produkteve kozmetike, me një kujdes të madh mund të bëjë makiazh, duke u shndërruar në karakter filmik.
“Herën e parë, desha të provoja diçka ndryshme për Hallowin” shpjegon artistja 23 vjeç, ndërsa tregon për herën e parë në këtë mënyrë interesante maskimi.
“Të gjithëve ju pëlqeu pamja ime dhe nga atëherë, vendosa të provoj edhe vizatime të tjera” ka thënë ajo për Dailymail.

Këto vizatime Pegeler, i realizon prej 30 minuta e deri në tre orë, varësisht se sa ngjyra dhe vija duhet të përdoren.
“Fotografitë e vizatimeve i postova në internet, por nuk me besuan se janë reale” ka thënë artistja, e cila më pas ka postuar videot, për të vërtetuar se ajo i ka bërë të gjitha vet.
Vajza që jeton në Kanzas të Sh.B.A.-ve është bërë shumë e kërkuar edhe nga njerëz të ndryshëm, të cilët duan të kenë pamje interesante për ndonjë rast të caktuar.
Vajza që jeton në Kanzas të Sh.B.A.-ve është bërë shumë e kërkuar edhe nga njerëz të ndryshëm, të cilët duan të kenë pamje interesante për ndonjë rast të caktuar.







