Artistja që braktisi Zvicrën “për të lënë gjurmë” në Kosovë

Kaltrinë Rrustemi, artiste pamore dhe skulptore, tash e një vit ka ardhur në Prishtinë, nga Zvicra, ku është lindur, është rritur dhe ka studiuar.

Ajo thotë se ka arritur në masë të madhe të integrohet në shoqërinë kosovare. Aktualisht po përgatit botimin e një libri dhe hapjen e një ekspozite.

Nuk arrin të fitojë para nga arti i saj, por punon në “Kino Armata”, në Prishtinë, për të siguruar jetesën, siç thotë ajo, sikurse të gjithë kosovarët e zakonshëm.

VIDEO