Milomir Martinoviq

Artisti i njohur serb nga veriu e shanë me nënë Vuçiqin: Largohu nga Kosova budallë, na lërë rehat (VIDEO)

Se serbët e Kosovës kanë filluar t’i marrin erë më të madhe mashtrimeve dhe gënjeshtrave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq e tregon edhe kjo video që do ta shihni në vazhdim.

Njëri nga artistët më të njohur në veri të Kosovës, Milomir Martinoviq, përmes një video të postuar në rrjetet sociale, i ka kërkuar Vuçiqit të largohet nga Kosova dhe t’i lejë rehat serbët e Kosovës, shkruan Ballkani.info.

Martinoviq nga Leposaviqi, frontmen dhe basist i grupit “Socijalno nezbrinuti” (Të pakujdesshëm social), presidenti serb e ka quajt edhe skizofren.

“I nderuari president skizofren i Serbisë, ne e dimë se nëse dikush një fjalë e thotë për ty, ti je i informuar, kështu që e sheh edhe këtë që po ta them: Largohu bre budallë nga Kosova, largohu nga ne bre nanën ta q****”, ka thënë Martinoviq.

Ky mllef i serbëve vjen pas agresionit dhe sulmit terrorist të një grupi mbi 30 personash të armatosur rëndë dhe të udhëhequr nga Millan Radoiçiq që të dielën ia mësyn Banjskës së Zveçanit.

Terroristët vranë rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa forcat kosovare eliminuan tre terroristë, arrestuan katër të tjerë dhe plagosën disa prej tyre.

Ashtu edhe siç pritej, Vuçiq dhe kompania e tij që nga e diela po mundohen të arsyetojnë terroristët, kështu që i shpallen heronj dhe mbajtën ditë zie. /Ballkani.info/

@ballkani.info Njëri nga artistët më të njohur në veri të Kosovës, Milomir Martinoviq, përmes një video të postuar në rrjetet sociale, i ka kërkuar Vuçiqit të largohet nga Kosova dhe t’i lejë rehat serbët e Kosovës #kosova🇽🇰 #albania #fyp #prishtina #viral #vucic ♬ original sound – Ballkani.info