Artistët e rrugës kanë pikturuar për Ditën Ndërkombëtare të Festivalit Mural për Paqe në San Karlos, Kolumbi, transmeton Ballkani.info

Rajoni ka parë grupe paramilitare dhe guerile që luftojnë për kontroll të territorit, duke vrarë kështu dhjetëra mijëra njerëz, shumë prej të cilëve civilë.

Tani, artistët e rrugës janë duke tentuar të ndryshojnë përceptimin negativ të qytetarëve, për t’u treguar se nuk ka vetëm konflikt. Festivali tenton të rikthejë atraksionet e ndryshme të rajonit në vendet turistike që ofrojnë strehim dhe aktivitete. /Ballkani.info/