Arti Lokaj nënshkruan marrëveshje me agjencinë e njohur amerikane

Djaloshi i ri nga Kosova Arti Lokaj, i talentuar në aktrim dhe këndim, ka arritur të nënshkruajë kontratë me agjencinë e mirënjohur amerikane “Jordan, Gill and Dornbaum”.

Kjo agjenci që gjendet në Nju-Jork, është ndër agjencitë më të vjetra që i dedikohet fëmijëvem dhe u ndihmon atyre të nisin karrierën.

Agjencia “Jordan, Gill and Dornbaum” ka qenë ndër vite pikënisje e shumë artistëve që më vonë janë bërë emra të njohur botërisht, mes tyre vlen të përmenden: Natalie Portman, Selma Blair, Corbin Bleu, Michael Angarano, Tyler James Williams, Ashley Tisdale…

Në njoftimin për marrëveshjen e arritur me Artin, faqja zyrtare e agjencisë shkruan:

“Urime studentit, Arti Lokaj, i cili së fundmi ka nënshkruar marrëveshje me agjencinë tonë.

Arti, artisti i ri i talentuar është klienti jonë më i ri. Urime Arti, krenarë për ty!”