Mesfushori brazilian

Arthur lutet për rikthimin e Neymarit te Barcelona

Kohëve të fundit, Neymar ka qenë i lidhur vazhdimisht me rikthimin te Barcelona, ndërsa bashkëkombasi i tij, Arthur, dëshiron që ylli brazilian të jetë sërish pjesë e katalanasve.

Arthur që u transferua në “Camp Nou” verën e kaluar nga Gremio, ka treguar se është përpjekur që ta bind yllin e Paris Saint Germainit të rikthehet te Barcelona, dy vite pas largimit të tij nga kampionët e Spanjës.

“Personalisht po lutem që Neymari të rikthehet sepse ai është një yll, mendoj se skuadrat më të mira kanë nevojë për lojtarët më të mirë. Unë po përpiqem që ta kemi sërish në Barcelonë, por ai ka një jetë të tijën dhe nuk e di se a ka ndonjë opsion për transferimin e tij. Atë e kam shok dhe një profesionist të cilin e admiroj, do të isha shumë i lumtur nëse do të rikthehej”, tha Arthur.

Neymar ka shënuar 11 gola në 12 paraqitje këtë sezon në Ligue 1, duke i ndihmuar PSG-së të jetë lider me 13 pikë më shumë se Lille.