Ministrja e Ekonomisë

Artane Rizvanolli per marrëveshjen 236 milionëshe me MCC: Dëshmi e miqësisë unike të Kosovës me SHBA’në

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se arritja e marrëveshjes 236 milionë dollarëshe me MCC’në, është dëshmi e miqësisë unike të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në Tëitter, Rizvanolli ka falendëruar MCC’në për pritjen dhe ekipet për punën.

“Faleminderit, @MCCgov, që na pritët ne dhe të dy ekipet për punën e zellshme. Ishte një javë intensive, por po aq emocionuese dhe e këndshme – një dëshmi e partneritetit dhe miqësisë unike midis vendeve tona dhe njerëzve tanë”, ka shkruar Rizvanolli.