Artan Thaçi shpërblehet me një udhëtim në Bodrum, ndërsa befasohet edhe nga e ëma

Artan Thaçi është njëri nga pesë finalistët e Big Brother VIP Kosova.

Në natën e sotme finale, ai është shpërblyer nga AS Travel me një udhëtim në Bodrum.

Veç kësaj, ai u largua për pak minuta nga shtëpia e famshme pasi i ishte përgatitur një surprizë.

Teksa u largua me një makinë luksoze, aktori arriti në vendin e befasisë, ku po e priste e ëma.

Artani u shfaq i emocionuar dhe njëherësh i lumtur meqë e takoi nënën e tij pas 100 ditësh.

Të njëjtit iu shfaq në ekran po ashtu edhe një video, me anë të të cilës mori mesazhe të ëmbla nga anëtarët e tjerë të familjes.

Finalja e madhe do të zgjasë për disa orë dhe do ketë edhe shumë befasi të tjera.