Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – NISMA –Konservatorët-Forumi Intelektuar E30-Ideal, Artan Nimani, ka falendëruar qytetarët për pritjen e bërë sot në tubimin zgjedhor në Skenderaj dhe Drenicë.
Nimani përmes një postimi në rrjetin social Facebook është zotuar për vlerat kombëtare.
“Lista jonë fituese është ADN-ja e UÇK-së, zotohemi për ruajtjen e vlerave kombëtare dhe zhvillimin gjithëpërfshirës”, ka shkruar ai, raporton Ballkani.info.
Nimani ka thënë se “Kur UÇK-ja bëhet bashkë në Skenderaj, fitorja është e sigurt!”./Ballkani.info/
Postimi i plotë:







