Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Forumi Intelektual E30-Nisma, Artan Nimani, ishte pjesëmarrës sot në Ditën e Veteranëve në organizim nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Nimani ka thënë se Dita e Veteranëve, është një ditë plot krenari dhe kujtim për të gjithë ata që luftuan dhe sakrifikuan për lirinë e atdheut tonë.
Postimi i plotë
Sot, në Prishtinë, së bashku me bashkëluftëtarë festuam Ditën e Veteranëve të UÇK-së, një ditë e mbushur me krenari dhe kujtim për të gjithë ata që luftuan dhe sakrifikuan për lirinë e atdheut tonë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit, që me gjakun dhe sakrificën e tyre bënë të mundur që sot të jetojmë të lirë dhe krenarë në tokën tonë.
Pata nderin dhe krenarinë që edhe unë dhe familja ime të japim një kontribut në luftën për çlirimin e Kosovës.
Kjo ditë na kujton jo vetëm të kaluarën tonë të lavdishme, por edhe përgjegjësinë për të ruajtur dhe nderuar këtë liri me të gjitha mjetet tona.
Lavdi e përjetshme UÇK-së dhe të gjithë atyre që dhanë gjithçka për këtë tokë!.







