Kandidati për deputet i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Artan Nimani, është tronditur nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës.
Ai ka ngushëlluar familjen Rama, Mehmeti dhe Morina.
“I tronditur nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës. Ngushëllime të sinqerta familjeve Rama, Mehmeti dhe Morina për humbjen e fëmijëve të tyre. Kjo është një dhimbje e madhe për familjet, shkollën dhe gjithë komunitetin. U prehshin në paqe! Ramë Mehmeti, Ideal Rama, Veton Morina, do të mbeteni gjithmonë në zemrat tona!”, shkroi Nimani në Facebook.







