Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka thënë se tensionimi i raporteve të Kosovës me SHBA-në është jashtëzakonisht i dëmshëm për vendin tonë.
“Për Kosovën, Amerika është vijë e kuqe e cila nuk guxohet të kalohet”.
“Çdo etapë e sukseshme politike kosovare e dekadave të fundit ka qenë e ndërlidhur me përkrahjen amerikane”, ka thënë Muhaxhiri, njofton Klan Kosova.
“Do të ishte gabim politik dhe qëndrim jofalënderues t’i thuhet ‘jo’ ultimatumit amerikan për pezullimin e taksës”.
“Nuk është nënshtrim, por realitet historik dhe gjeopolitik”.
Për Muhaxhirin, vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën 100% ndaj produkteve serbe është dashur të diskutohej parapakisht dhe të merrej në koordinim me SHBA.
“Haradinaj është dashur të konsultohej me aleaten tonë kryesore për reperkusionet e mundshme nëse taksa do të bëhej 100%. Është rrezik i madh politik nëse një vendim kaq i madh kosovar merret pa koordinim me amerikanët”.
“Nuk ka sukses më të madh për Serbinë sesa konflikti politik mes Kosovës dhe Amerikës”.







