Artan Hoxha publikon pamjet: Shihni kryebashkiakun e Bulqizës duke pirë kokainë (VIDEO)

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamjet sesi kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla kapet duke konsumuar kokainë në një ambient publik. Në videon e publikuar sot nga “Abc News”, Lefter Alla edhe pse e mohoi kategorikisht se ishte ai personi në video, në pamje shihet një person që merr kokainë.  Sipas gazetarit Artan Hoxha ai është kryebashkiaku i Bulqizës. Me një kartë krediti ai përgatit drogën të cilën e ka vendosur në një pjatë tek banaku i një lokali.

Gazetari Artan Hoxha tha se pamjet janë kapur nga kamera sigurie dhe momenti është fiksuar disa kohë më parë.

“Kemi të bëjmë me një rast që është shumë i rëndë. Kjo konfirmon akuzat e PD që kërkoi të fusë me ligj testin për narkotikët për funksionarët e lartë. Është një rast që përbën problem. Kemi të bëjmë me njerëz që janë zgjedhur me votën e qytetarëve dhe marrin vendime për të mirën e qytetarëve. Për mirëadminstrimin e zonës. Problematika tjetër është se si është e mundur që këta persona i shpëtojnë filtrit të përzgjedhjes nga ata që i kandidojnë. Këtu është një ambient publik dhe bëhet fjalë për një moment diskreditues”, tha Artan Hoxha.