Artan Abrashi i VV-së shumë optimist: Uber, Microsoft do ta hapin një kapitull të ri për vendin tonë

Kryeministri Albin Kurti është duke qëndruar prej dy javësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shefi i ekzekutivit është vënë në qendër të kritikave që gjatë kësaj vizite ka pasur pak takime të nivelit politik.

Mirëpo, deputeti i tij, Artan Abrashi shton se opozita po mundohet të zhvlerësojë vizitën e kryeministrit Kurti në ShBA duke thënë se është e rëndësishme të krijohen partnerë ekonomikë.

“Kemi të bëjmë me vizita dhe lidhje me kompani që ndoshta kanë buxhet dhjetëfish më shumë se buxheti i Republikës së Kosovës. E kuptoj këtë cinizmin e opozitës që mundohen të degradojnë vizitën në diçka të parëndësishme në këto kompani, por duhet të keni parasysh se Kosova, aq sa ka nevojë për partnerë politikë, ka nevojë edhe për partnerë ekonomikë”.

Ai madje shprehet optimist se investimet që do të vijnë nga Amerika, do ta hapin një kapitull të ri për Kosovën.

“Një nga pikat tona vitale të interesit është bindja e investitorëve të rëndësishme sikur vendet ku i vizitoi zotëri Kurti, kompania Uber, Microsoft edhe të tjera të cilat do të hapin një kapitull të ri për vendin tonë dhe uroj që rezultatet e këtyre vizitave t’i shohim shumë shpejtë. Natyrisht presim edhe takime me nivelin politikë në ShBA”, shton ai.