Arta poston video në palestër: S’ka virus, bravo Lab

Arta ka ndarë me ndjekësit një video nga palestra.

Arta Nitaj është shumë e përkushtuar në palestër, teksa publikon vazhdimisht imazhe nga atje.

Për t’i arritur rezultatet  e dëshiruara dhe për të vazhduar të qëndrojë në top-formë, ajo nuk po i ndal ushtrimet.

Në videon e fundit, ajo tregoi se si ishte djersitur duke ushtruar, ndërsa habiti me mbishkrimin që ia la videos.

“Ska virus, bravo Lab”, ka shkruar ajo, duke iu referuar Labinot Tahirit, i cili për disa herë me radhë e ka potencuar se nuk beson që ka virus.