Arta Nitaj zbulon ndërhyrjen që e ka bërë në trup

Ajo është një nga personazhet më të komentuar në showbizin shqiptar e faqet rozë.

Bëhet fjalë për aktoren dhe modelen nga Peja, Arta Nitaj, e cila komentohet vazhdimisht për paraqitjet në rrjete sociale e në veçanti për pushimet luksoze.

Ndonëse është përfolur edhe për pamjen e jashtme, ajo së fundmi ka pranuar një ndërhyrje që ka bërë.

Në një postim të fundit të shpërndarë në InstaStory, ish-aktorja e “O sa mirë” tregon se ka bërë ndërhyrje në buzë.

E njëjta ka publikuar direkt një fotografi të buzëve dhe ka etiketuar qendrën estetike.

Megjithatë, zeshkania nuk është se ka bërë ndonjë ndërhyrje tjetër apo të paktën nuk e ka zbuluar përmes rrjeteve sociale.

Arta edhe këtë periudhë ka qenë në vëmendje për shkak të pushimeve në Spanjë e Itali.