Arta Nitaj shkëlqen me dukjen glamuroze, ndërsa provokon me dekoltenë e hapur

Modelja e njohur shqiptare, Arta Nitaj, vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh publikon fotografi dhe video të ndryshme në rrjetet sociale, përmes së cilave rrëmben vëmendjen me dukjen atraktive.

Së fundmi, Nitaj ka publikuar një fotografi mjaft tërheqëse në Instagram, ku u shfaq duke pozuar me një fustan glamuroz plot shkëlqim.

Me dekoltenë e hapur dhe këmbën e nxjerrë jashtë, bukuroshja nga Peja ka marrë vëmendjen e fansave të saj.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat trupore.

Arta përndryshe vazhdon të jetë në top formë, në sajë të ushtrimeve të rregullta që ndjek çdo ditë në palestër.