Modelja dhe njëherësh aktorja, Arta Nitaj, është ndër më të pëlqyerat në estradën shqiptare.
Pothuajse çdo lëvizje e saj komentohet në faqet rozë, pasi ajo shpesh sjell informacione nga përditshmëria.
Ajo njihet edhe për aktivitetin në palestër, ndërsa posedon tipare të bujshme trupore.
Foto: Instastory
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka ofruar pamje ndërsa ushtronte.
Aktorja u pa me një veshje sportive, duke mbuluar kështu një pjesë të fizikut të saj të tonifikuar.
Foto: Instastory
Arta përndryshe zgjodhi që të argëtohet edhe me muzikë, duke vënë dëgjuese të përmasave më të mëdha.
Kujtojmë se Nitaj është bërë edhe më e popullarizuar përmes pjesëmarrjes në serialin ‘O sa mire’. /Telegrafi/








