Arta Nitaj nis pushimet në ishullin privat të Bill Gates

Bukuroshja Arta Nitaj vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Ajo ndan me ndjekësit e saj të shumtë fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, duke mos i kursyer në të shumtën e rasteve edhe pozat provokuese.

Ish-aktorja e “O Sa Mirë” ka treguar së fundmi përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, se është duke shijuar disa ditë të mira pushimi.

Dhe destinacioni që ka zgjedhur është mjaft luksoz, pasi në vendndodhjen e lokacionit, ajo ka treguar se është duke shijuar pushimet në ishullin privat të miliarderit Bill Gates, që ndodhet në Zanzibar të Tanzanisë.

Nitaj është dukur mjaft atraktive në fotografitë e ndara me ndjekësit e saj, ku shihet e veshur me bikini me dizajn tropikal.

Ajo ka shijuar motin e ngrohtë dhe detin në kontinentin afrikan, duke u larguar pak nga përditshmëria e saj dhe jeta aktive në Prishtinë.

Bukuroshja me prejardhje nga Peja, shquhet për jetën e saj luksoze që bën, të cilën nuk ka hezituar që ta ekspozojë për ndjekësit e saj të shumtë, të cilët janë afro 320 mijë vetëm në rrjetin social Instagram.