Arta Nitaj në klipin e ri të Dafina Zeqirit? Bukuroshet paralajmërojnë diçka të re përmes një videoje me lëvizje provokuese në TikTok
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka pak javë që ka publikuar albumin e saj më të ri, “Dafinë Moj”.
Ajo tani është duke vizualizuar edhe me klipe disa prej këngëve më të spikatura të albumit dhe në radhë duket se është një video muzikore me skena ‘të nxehta’.
Dafina duket se ka angazhuar në klipin e ri bukuroshen e njohur shqiptare, Arta Nitaj.
Këtë e ka bërë të ditur përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, ku ka shfaqur imazhe të ish-aktores së “O Sa Mirë”.
“Seksi Arta”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e një prej fotografive, referuar bukuroshes nga Peja.
Më pas, dy vajzat kanë realizuar një video të përbashkët të cilën e ka publikuar në TikTok dhe InstaStory.https://cdn.jwplayer.com/players/fv7Cvx1f-XTrGlTbj.html
Dafina dhe Arta nga një veshje e zakonshme, shfaqen menjëherë në një pamje ekzotike me bikini, nën dritat e neoneve.