Arta Nitaj me një veshje ndryshe, dhuratë fansave të saj për fundvit

Modelja dhe moderatorja, Arta Nitaj, vazhdon të jetë aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa nuk mungojnë në të shumtën e rasteve edhe fotografitë provokuese.

Së fundmi, Nitaj ka pozuar me një kostum të shkurtër të tipit ‘babadimër’, duke marrë kështu pamje të një veshjeje festive.

Me këtë paraqitje, ajo ka vënë në pah linjat e formësuara trupore, të cilat janë rezultat i përkushtimit të saj në palestër.

Arta përndryshe është shumë e komentuar në media për jetën e saj private dhe paraqitjet e tilla në rrjetet sociale.