Arta Nitaj ‘heq dorë’ nga pozat tërheqëse, bëhet gati për Ramazan

Arta Nitaj është një nga emrat më të përfolur në medie, shkak kjo jeta e saj personale dhe profesionale.

Duke qenë shumë aktive në rrjetet sociale, ajo shpesh herë komentohet për pozat e saj me të cilat tërheq vëmendjen e ndjeksëve.

Mirëpo, si çdo vit përmes një postimi në rrjetet sociale, Arta Nitaj, ka bërë me dije se do të agjërojë.

“Le të sjellë ky Ramazan paqe në zemrën tuaj për të cilën jeni lutur”, ishte mbishkrimi i kësaj fotografie.