Arta Nitaj ekspozon linjat përmes një poze joshëse para pasqyrës

Bukuroshja nga Peja, Arta Nitaj merr çdo herë vëmendje me postimet që bën në rrjete sociale.

26-vjeçarja komentohet vazhdimisht për linjat joshëse të trupit për të cilat përkujdeset përmes ushtrimeve intensive në palestër.

Edhe së fundmi, Arta ka sjellur për admiruesit e saj në Instagram një imazh në të cilin ka vënë në pah format atraktive.

Nitaj ka pozuar para pasqyrës me një veshjes sportive teksa dukej më në formë se kurrë më parë.

Ndërsa, gjatë ditë ajo gjithashtu solli një video me një tjetër dukej elegante, ku shihej e veshur me një kostum me ngjyrë të zezë dhe me shkëlqim të cilin e shoqëroi edhe me një palë syze dielli.

Ndryshe, Arta së fundmi u bë pjesë e spektaklit të vallëzimit “Dance Albania” por që u eliminua pak javë më parë.

Ndonëse një rrugëtim i shkurtër, modelja ishte një prej konkurrentëve më të përfolur.