Arta Nitaj: Dua dikë që të më vë një unazë në gisht, jam duke pritur

Modelja e njohur shqiptare, Arta Nitaj, qëndron më larg intervistave ndonëse së fundmi ka bërë një paraqitje në një emision.

Megjithatë, 26-vjeçarja në “Prive” ka folur më shumë për eliminimin në spektaklin “Dance With Me” dhe për zhgënjimin që pati.

Ajo po ashtu nuk i shpëtoi pyetjeve rreth jetës personale, teksa deklaroi se momentalisht është beqare.

Por, Nitaj theksoi se po kërkon një person që t’ia vë një unazë në gisht duke bërë me dije se është gati për një hap tutje në jetën private.

“I kam thënë edhe shoqërisë derisa të shoh ndonjë unazë në gisht, nuk e kam në mend të flas asgjë më”, tha ajo.

“Të vjen dikush me një unazë se jam duke pritur. Jo nuk po më duket interesant derisa të shoh një unazë në gisht”, vazhdoi më tej zeshkania.

Arta deri më tani nuk është se ka qenë e komentuar për një romancë dashurie, apo nuk ka bërë publike asgjë.

Në media më shumë flitet për jetën luksoze, pushimet e imazhet joshëse që sjell.