Arta Nitaj drejtuar myslimanëve: Urime Ramazani vëllezër e motra

Modelja e njohur kosovare, Arta Nitaj i ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Modelja, e cila më parë kishte deklaruar se është agjëruese e Ramazanit, e ka përdorur llogarinë e saj të Instagramit për t’i uruar myslimanët.

“Urime Ramazani të gjithë motrave dhe vëllezërve të cilët hyjnë në muajin e Ramazanit”, ka shkruar Nitaj.

Përndryshe, përpos Artës, edhe shumë figura publike të tjera kanë uruar muajin e shenjtë të Ramazanit, përfshirë Capital T, Dhurata Dorën, Getinjo e shumë të tjerë.