Dikur u bënë kryelajm pasi thumbuan njëra-tjetrën.
Por, Arta Memedi përsëri ka reaguar kundër Taynës, duke u shprehur pa cenzurë në lidhje me arritjet e reperës në karrierë, shkruan Ballkani.info.
Përmes një shkrimi të bërë në Instastory ndër tjera Arta tha se Tayna ka arritur përmes ligjit të “bananës” e jo të tërheqjes siç tha ajo në një intervistë.
Po ashtu Arta theksoi se reperja ka arritur në krah të Rina Balajt duke ofenduar.
Ky reagim i Artës erdhi pasi e mori si ‘diss’ për të këngën e re të Taynës./Ballkani.info/









