Arta Memedi është shumë aktive në Instagram.

Këngëtarja Arta Memedi në llogarinë e saj në Instagram publikon shpesh foto të cilat marrin shumë pëlqime dhe komentet nuk mungojnë.

Gjatë një interviste të fundit të dhënë për ‘Mirage’ ajo ka folur rreth karrierës muzikore dhe raporteve që ka me koleget këngëtare.

Mirëpo përveç për deklaratat e saj në ‘Mirage’, Arta u bë shumë e komentuar edhe për shkak të ‘dissave’ kundrejt Taynës nëpërmjet rrjeteve sociale.

Së fundmi Arta ka zgjedhur që ti bëjë disa postime në Instagram por këtë herë gjithçka ka të bëjë me fansat e saj.

Ajo u është përgjigjur disa prej pyetjeve që ia kanë parashtuar ndërsa ka pranuar propozimin për martesë që i bëri dikush prej tyre.