Ka një zë karakteristik, prandaj, llogaritet si një nga këngëtaret më të talentuara.

Por, Arta Memedi për muzikë ka bërë edhe studim dhe së fundmi ajo është diplomuar me titullin “Profesoreshë e Arteve të Muzikës”.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes rrjeteve sociale ku tha se është shumë e lumtur që ka arritur të bëjë një gërshetim të tillë.

Artës i urojmë shumë suksese.

https://www.instagram.com/p/B8wpmMhBd6p/?utm_source=ig_embed