Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Albania, Arta Kabashi, ka folur për eksperiencën e saj në këtë ‘reality show’.
Ajo është pyetur për raportin më Romeon dhe së “A kanë pasur një pëlqim në mes tyre”, shkruan lajmi.net.
Arta, ka thënë që ajo dhe Romeo kanë pas një simpati për njeri-tjetrin.
“Normal, pse nuk më pas pëlqim dy persona të ri, që kanë hyrë fillimisht. Në fillim nuk jemi njoft, kemi pas një simpati për njeri-tjetrin. Thash, jemi afru si shoqëri, jam e sigurt që Romeo ka pas paragjykime për mua. E kam parë edhe në video që ka thënë që më ka çudit Arta, është shumë inteligjente në momente të caktuara që ka fol”, ka thënë Arta.
Arta, gjithashtu ka treguar së kënga e saj me Romeon, do të publikohet të shtunën.







