Foto

Arta Elezaj me dedikim të veçantë për Arta Nitajn në ditëlindjen e 27-të

Ditën e sotme (e martë) feston ditëlindjen modelja, aktorja dhe prezantuesja shqiptare, Arta Nitaj.

E lindur më 10 tetor të vitit 1996 në Pejë, ajo ka mbushur plot 27 vite jetë.

Me këtë rast një dedikim i veçantë nuk mungoi nga mikesha e saj e ngushtë, modelja Arta Elezaj.

Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta ka ndarë një fotografi pranë Nitajt, me anë të së cilës ka përzgjedhur edhe disa fjalë emocionuese.

“Ti nuk je vetëm shoqja ime, je e besuara, këshilltarja dhe partneri im në krim. Urime ditëlindjen e dashur”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Bukuroshet e shoëbizit janë së bashku thuajse në çdo pushim, event e paraqitje në rrjete sociale.

Siç duket, shoqëria e tyre ka nisur që nga seriali vendor “O sa mirë”, pasi që nga aty kanë nisur karrierën në aktrim. /Telegrafi/

Foto: Instagram