Arta Elezaj ia “shtin flakën” Dubait! FOTO

Dubai tashmë është bërë destinacion i preferuar për një shumicë të estradës shqiptare.

Derisa në Kosovë masat kundër COVID-19 janë ashpërsuar, yjet kanë zgjedhur që të relaksojnë veten.

Kështu ka bërë edhe modelja e njohur, Arta Elezaj, e cila për herë të parë ka vizituar Dubain.

Bukuroshja brune në një postim në rrjetin social Instagram, është parë me një fustan të bardhë që i vinte në pah tiparet e bujshme trupore.

Aksesorët nuk munguan për paraqitjen e modeles, teksa mori komente të shumta për lëvizjet që mori.