Arta Bajrami sjell projektin e ri muzikor “Enigmatik”

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Arta Bajrami, ka publikuar këngën e re të titulluar “Enigmatik”.

Projekti është shoqëruar edhe me videoklip me paraqitje të mrekullueshme të artistes.

Teksti i këngës është shkruar nga kompozitori Avni Qahili, ndërsa për producimin u kujdes Don Arbas.

Foto: Screenshot/YouTube

Miksimi dhe masterizimi i këtij projekti është bërë nga Arba Sound me video të realizuar nga Bug Production.

Ylli i estradës shqiptare mori vëmendje të madhe me dukjen e veshjet e ndryshme.

Foto: Screenshot/YouTube

Kënga tashmë është e disponueshme në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Bajramit.

Arta vazhdon të jetë njëra nga këngëtaret më të pëlqyera në skenë, pavarësisht se deri më tani ka krijuar një karrierë të bujshme profesionale. /Telegrafi/