Arta Bajrami paralajmëron këngën e re, publikohet të enjten

Këngëtarja e njohur, Arta Bajrami është bërë aktive me projekte muzikore.

Ajo deri më tani ka publikuar disa këngë dhe një të tillë e ka paralajmërua edhe së fundmi.

Në një postim të radhës në Instagram, autorja e “I njëjti ke mbet” ka njoftuar se ka finalizuar projektin e ri, i cili do të jetë i shoqëruar edhe me videoklip.

Arta zbuloi se kënga e saj e re mban titullin “S’jam aktore” dhe pritet të publikohet të enjten, më 29 qershor.

“S’jam aktore, të enjten, ora 18:00”, ka shkruar këngëtarja sipër një postimi ka ka ndarë një pjesë të shkurtër të këngës.

Theksojmë që kohë më parë, Arta zbuloi se pjesë e klipit të saj të ri do të jetë ish-banorja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura. /Telegrafi/