Art me laser në Kampusin Universitar në Prishtinë (VIDEO)

Një dritë e laserit është lëshuar nga Fakulteti i Edukimit, i cili më pas ka kaluar në objektin e Kishës Ortodokse dhe pastaj ka depërtuar në Fakultetin Juridik e Ekonomik.

Përzgjedhja e objekteve nuk ishte e rastësishme. Kjo përzgjedhje, nga grupi “US”, është bërë si shkak i preokupimit për gjendjen e Kampusit Universitar të Prishtinës, pasi në mesin e tyre ndodhet objekti i Kishës Ortodokse.

Intervenimi artistik në hapësirën publike “Drita Depërton Kudo“ i është kushtuar nxënësve e studentëve nga viti 1997 e deri në vitin 2021.