Arsyet pse iPad pro të rinj nuk mund të zëvendësojnë një laptop

iPadët e fundit të Applet janë ende larg zëvendësimit të laptopëve pavarësisht se Apple vijon ti promovojë si e ardhmja.

Të prezantuar në New York muajin e kaluar, tabletët e rinj iPad Pro kanë procesorë të rinj super të shpejtë, ekrane të mëdha dhe të bukur, dhe teknologjinë Face ID për identifikim të fytyrës.

Ato vinë me një laps Stylus Apple Pencil dhe një tastierë të përmirësuar.

Por këtyre iPad, ashtu si paraardhësve, ju mungojnë tre veçori të rëndësishme që çdo laptop i ka të paktën 20 vitet e fundit.

Pa to, vështirë të mendohet se mund të zëvendësojnë laptopët në të vërtetë.

‘Trackpad’ ose ‘maus’

Sistemi iOS i Applet i cili gjendet tek iPadët dhe iPhonët, prej kohësh ka mbështetur tastierat e jashtme.

Megjithatë kurrë nuk ka mbështetur aksesorët tradicionalë si ‘maus’ apo ‘trackpad’.

Kompania pret që njerëzit të përdorin tabletin përmes ekranit me prekje ose me lapsin Apple Pencil.

Kjo mënyrë është ideale nëse keni tabletin në dorë por kur po e përdorin me tastierë nuk është aspak komode nëse praktikisht keni një laptop të konvertuar përpara.

Mbështetje për disa llogari

Thuajse çdo kompjuter, përfshirë kompjuterët Mac të Applet, kanë ofruar mbështetje për disa llogari.

Këto të fundit u mundësojnë përdoruesve të kenë desktopin dhe skedarët e tyre të ruajtura më vete ku vetëm ata mund ti aksesojnë.

Këtë gjë nuk e bën dot me një iPad vetëm nëse keni versione të shitura tek institucionet arsimore.

Edhe pse Apple nuk ka lejuar diçka të tillë deri më sot, raportohet se kompania është pranë implementimit.

Me FaceID, iPadët Pro të fundit lehtësisht mund të përdoren nga disa përdorues.

Disa portet

Apple vazhdimisht krenohet me dizajnin minimal të pajisjeve dhe ka eliminuar shumë komponentë për të ruajtur këtë dizajn.

iPadët e fundit vijojnë mbi këtë filozofi dizajni por kanë një problem: vetëm një portë të jashtëm.

Madje nuk mbështesin më as portat e kufjeve 3.5mm jo më porta standarde USB.