HOLANDA

Arsyet pse Holanda po e kundërshton liberalizimin e vizave për Kosovën

Holanda mësohet se është një nga shtetet që po kundërshton më së shumti liberalizimin e vizave për Kosovën.
Dje është mbajtur mbledhja e Këshillit të Ministrave të BE-së, ku janë diskutuar disa tema të rëndësishme për Ballkanin perëndimor, e ku një prej tyre ishte edhe liberalizimi i vizave.

Burimet nga kryeqyteti evropian i kanë thënë KTV-së se shtete si Kroacia, Lituania e madje edhe shteti mosnjohës, Greqia, kanë folur në favor të vendimit pozitiv për vizat.

Spanja, në diskutim, ka kërkuar zgjidhje për faktin që ajo nuk i njeh pasaportat e Kosovës, nëse dhe kur të ndodhë liberalizimi.

Por, kundërshtari kryesor dhe më i fuqishëm për liberalizimin, ka dalë Holanda, duke kërkuar më shumë kohë e punë deri në marrjen e vendimit