Arsye të fuqishme, pse fëmijët e mposhtin lehtësisht koronavirusin

Që prej shpërthimit të koronavirusit të ri në fund të vitit 2019, dhe përhapjes në të gjithë botën, shumë pak dihet lidhur me efektet klinike dhe epidemiologjike të tij tek mosha pediatrike. Revista e njohur shkencore amerikane, “The Lancet”, publikoi një studim për këtë, të bazuar në të dhënat e marra nga 3 spitale të ndryshme në Kinë.

Nga janari deri në mars u regjistruan 36 fëmijë të infektuar me Covid-19. Shumica ishin prekur nga koronavirusi për shkak të ekspozimit në zona me risk të lartë përhapjeje, 53% e pacientëve të moshës pediatrike patën pneumoni të moderuar klinike dhe 47% simptoma të lehta. 13 nga fëmijët e infektuar raportuan kollë të thatë dhe vetëm 4 prej tyre patën temperaturë të lartë deri në 38,5 gradë Celsius.

Deri më 28 shkurt të gjithë fëmijët ishin shëruar, duke treguar në disa raste edhe një nivel më shpejtë rikuperimi. Sipas “The Lancet”, 36 pacientët ishin trajtuar me “Interferon Alfa” dy herë në ditë, 14 prej tyre me shurup “Lopinavir-ritonavir” dy herë në ditë dhe 6 të tjerë patën nevojë për përkujdesje me oksigjen.

Vetëm në Kinë dhe Iran janë raportuar viktima te pacientët e moshës pediatrike, dhe numri i tyre është shumë i ulët. Ndërsa, Italia, vendi më i prekur nga pandemia pas Kinës, raporton për 5 fëmijë të infektuar, më i vogli vetëm 5 muajsh. 3 prej tyre janë shëruar lehtësisht. 

A mund të preken fëmijët nga koronavirusi dhe cilat janë simptomat?

Po, ata mund të marrin koronavirusin. Ekzistojnë informacione të kufizuara për simptomat e koronavirusit te fëmijët, por ato duket se janë të buta- ethe, hundë dhe një kollë e lehtë.

Normalisht duhej të prisnim që fëmijët të preken më shumë. Kështu ndodh zakonisht me gripin, kur fëmijët nën pesë vjeç (sidomos ata nën dy vjeç) janë më të rrezikuar nga komplikacionet. “Njerëzit kanë tendencë që të sëmuren në ekstremitetet e moshave, pasi kanë rezistencë më të ulët,” thotë dr. Pankhania.

Ka pasur disa raste me komplikime më të rënda. Ata me probleme të tjera të shëndetit, si astmë apo sistem imunitar i dobësuar, janë më të rrezikuar. Por në përgjithësi, virusi duket se është më i butë te fëmijët.

Po sistemet imune të fëmijëve mund ta përmbajnë virusin?

Ekzistojnë dallime të rëndësishme mes sistemit imunitar të një fëmije dhe një të rrituri. Në fëmijëri, sistemet imune janë akoma të papjekura dhe kanë një tendencë të reagojnë me teprim: kjo është arsyeja se përse ethet dhe temperaturat e larta janë kaq të zakonshme. Një sistem imunitar që reagon me teprim është gjithmonë diçka e keqe, sepse mund të dëmtojë pjesë të tjera të trupit dhe është një nga arsye se përse koronavirusi mund të jetë vdekjeprurës.

“Normalisht mund të presësh që të shkaktojë çoroditje të forta, por nuk po e bën këtë,” thotë MacDermott.

“Duhet të ketë diçka te ky virus që nuk është aq stimulues te sistemi imun i fëmijëve, por mbetet e paqartë”. “Sistemet imune nuk po reagojnë në mënyrë disproporcionale dhe disa duket se janë asimptomatikë”.

Ekzistojnë disa sëmundje që është mirë t’i kesh në fëmijëri, mes tyre lija e dhenve, për shkak të mënyrës se si trupi reagon në pika të ndryshme të jetës.

Sidoqoftë, ia vlen të theksojmë se kemi relativisht pak informacion për fëmijët. “Shqetësimi im është se nuk kemi pasur mjaftueshëm raste për të mësuar me të vërtetë se çfarë vdekshmërie ka, veçanërisht te fëmijët e porsalindur”.