Arsimtari në Dragash e godet nxënësen me shkop, Policia jep detaje

Një arsimtar i shkollës fillore ’28 Nëntori’ në fshatin Brodosanë të komunës së Dragashit, dyshohet se ka sulmuar fizikisht një nxënëse të klasë së tetë.

Rasti është konfirmuar nga togeri prej rajonit të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tha se mësuesi është intervistuar dhe pastaj rasti me vendim të prokurorit ka kaluar në procedurë të rregullt.

“Kemi pranuar një rast te tille ne dragash, policia e ka marrë arsimtarin dhe ka intervistuar, pas vendimit të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, kurse ndaj tij është hapur rast penal për keqtrajtim dhe lëndim të lehtë trupor”, tha Byqtyqi për Gazetën Insajderi.