Kryetari i klubit të futbollit, Ballkani, Arsim Kabashi ka ironizuar me gazetarin, Baton Haxhiu, i cili së fundmi “e tronditi” duke i akuzuar drejtuesit e klubeve se po shitën për pak para.
Haxhiu që e cilëson vetën si nismetar i pavarësimit të futbollit, gjë e cila u demantua nga ajka e futbollit kosovar kishte akuzuar edhe Federatën dhe kryetarin e saj, por ndaj këtyre deklaratave kishin reaguar 90 përqind e klubeve që dolën në mbështetje të FFK-së.
Kabashi, përmes një postimi në story, e përmendi Baton Haxhiun, të cilit i bëri ftesë për një debat live, por për të diskutuar për biznes, duke konsideruar se aty të dy i kanë “pikat e forta”.
Ballkani ishte klubi i parë që reagoi mbrëmë, në mbrojtje të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe në sulm të Haxhiut.
Më poshtë mund ta lexoni postimin ironizues të kreut të kampionit të Kosovës.








