RTK

“Arsim Halili po i terrorizon gratë në Radio Kosovë, Shkumbin Ahmetxhekaj s’merr asnjë veprim”

Juristja e medias, Flutura Kusari ka reaguar pasi Sindikata e RTK-së ka njoftuar për plasje të ashpëra gjatë mbledhjes së bordit të RTK-së.

Kusari në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se branda një periudhë të shkurtër është parashtruar ankesa e dytë nga një grua – drejtorja e zyrës ligjore së RTK- kundër drejtorit të Radio Kosovës Arsim Halili për presion të jashtëzakonshëm deri në rrahje të tavolinës.

“Më erdhi mirë që letra e drejtores është diskutu menjëherë nga bordi dhe shpresoj në veprime të shpejta. Radio Kosova është shndrruar në Radio Terror për profesioniste që punojnë në RTK, sidomos për gra. Turp”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Radio Kosova = Radio Terrori

Nuk po mundem me besu cka lexova nga reagimi i Sindikatës së RTK-së.

Branda një periudhë të shkurtër është parashtruar ankesa e dytë nga një grua – drejtorja e zyres ligjore së RTK- kundër drejtorit të Radio Kosovës Arsim Halili për presion të jashtëzakonshëm deri në rrahje të tavolinës.

Pyetjet që kërkojnë përgjigje janë:

  1. Cilat janë veprimet e drejtorit gjeneral të RTK-së për të mbrojtur drejtoren nga sulmet e tilla mizogjene dhe dekurajuese?
  2. Sa shpejtë do të veprojë bordi për të ndërmarrë masa ndaj drejtorit të radios dhe ndaj drejtorit gjeneral nëse ai nuk vepron menjëherë për të dënuar këtë sjellje?
  3. Është shumë e rëndësishme që njerëz që terrorizojnë gra e punëtorë të mediave të suspendohen menjëherë dhe të organizohet hetim i brendshëm i pavarur për të shikuar nëse sjellje të tilla janë ushtruar edhe ndaj grave të tjera në radio.
    Më erdhi mirë që letra e drejtores është diskutu menjëherë nga bordi dhe shpresoj në veprime të shpejta.
    Radio Kosova është shndrruar në Radio Terror për profesioniste që punojnë në RTK, sidomos për gra. Turp.
    Radio Kosova = Radio Terrori
    Radio Kosova = Radio Terrori
    Radio Kosova = Radio Terrori
    Radio Kosova = Radio Terrori
    Radio Kosova = Radio Terrori