Arsim Bajrami për Vjosa Osmanin: 10-shet e para i ka pasur prej meje

Një ndër hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami përveç rolit të Kushtetutës në 13 vjetorin e saj, foli edhe për presidenten e vendit, Vjosa Osmanin. 

Bajrami tha se Vjosa Osmani është një juriste e mirë dhe e njeh mirë Kushtetutën.

“Ka qenë një studente e shkëlqyeshme, bile notat e para 10-she i ka pasur për meje”, tha profesori Bajrami për ish-studenten e tij, Vjosa Osmanin tanimë presidente e vendit. Ai shtoi se me Osmanin kanë bashkëpunuar në shumë procese shtet-ndërtuese.