Lideri i demokracisë serbe, Aleksandar Arsenijeviq, sapo u arrestua në shëtitoren e Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar për KoSSev Petrit Fejza nga Policia e Kosovës e rajonit të Veriut, transmeton Ballkani.info.
Fejza nuk ka mundur të konfirmojë arsyen e arrestimit, por ndoshta ka të bëjë me ardhjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në pjesën veriore të Mitrovicës.
Kurti aktualisht ndodhet në një restorant të ushqimit të shpejtë të hapur së fundmi në veri të Mitrovicës. /Ballkani.info/







