Arsenali me fitore të lehtësisht ndaj Moldes, Milani ndan pikët me Lillen

Arsenali ka shënuar fitore të lehtë në udhëtim te Molde, derisa Milani ka marrë një pikë në udhëtim te Lille në kuadër të Ligës së Evropës.

Arsenali shënoi fitore prej 3 me 0, me golat shënuar nga Pepe, Nelson dhe Balogun.

Tani Arsenali ka mbledhur 12 pikë pas katër ndeshjeve në Grupin B, dhe pas saj janë Molde me gjashtë pikë, kurse pas tyre janë Rapid Vienna me tre pikë, kurse Dundalku është pa pikë.

Kurse Milani në udhëtim te Lille barazoi me rezultat prej 1 me 1.

Castillejo i kishte dhënë epërsinë Milanit duke shënuar në minutën e 46 pas asistimit nga Rebiqi.

Kurse shifrat i barazoi Bamba në minutën e 65.

Lille është lider në Grupin H me tetë pikë, kurse Milani ka shtatë pikë. Një pikë më pak ka Sparta Praga, kurse në vend të fundit është Celticu me një pikë.