Arsenali insiston për Zahan

Arsenali është i vendosur për të blerë Wilfried Zaha, duke i ofruar Crystal Palace para “cash” plus tre lojtarë.

Sipas “The Sun”, lodinezët janë gati të privohen nga Callum Chambers, Mohamed Elneny dhe Carl Jenkinson në një përpjekje për të arritur marrëveshjen me Crystal Palace.

Arsenali tashmë ka bërë një ofertë prej 40 milionë paundë, e refuzuar nga Palace, që e vlerëson sulmuesin plot 80 milionë.

Për ta ngushtuar sa më shumë hendekun mes ofertës dhe kërkesës, “Topçinjtë” ofrojnë tre lojtarët e sipërpërmendur, të cilët i vlerësojnë 40 milionë paundë.