Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një reagimi publik ka shprehur shqetësimin për rastin e gazetarit të Euronews Albania, Kosovë Gjoci, pasi i njëjti dje gjatë ditës është penguar në punë nga mbrojtja e afërt e kreyministrit Albin Kurti.
Rast i ngjajshëm ditë më parë ka ndodhur edhe me gazetaren e “Periskopit”, Besarta Hoti, e cila ësht ëpenguar nga një shoqërues i ministers Artane Rizvanolli në përpjekjen e saj për t’i bërë pyetje ministers.
AGK i konsideron këto veprime si të papranueshme dhe i bën thirrje qeverisë dhe dikastereve të tjera që t’iu mundësojnë gazetarëve kushtet elementare për punë.
Reagimi i plotë:
Dy raste të pengimit të punës së gazetarëve nga mbrojtja e afërt e Kryeministrit Kurti dhe Ministres Rizvanolli
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shqetësuar pas denoncimit të gazetarit, Kosovë Gjoci, të Euroneës Albania për pengimin në punë nga mbrojtja e afërt e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Gjoci ka njoftuar se dy individë nga mbrojtja e kanë penguar në punë – njëri e ka shtyrë duke ia dëmtuar pajisjet, kurse tjetri e ka kërcënuar me fjalët “këqyrem mirë në sy e mbajmë në mend”.
Sipas gazetarit Gjoci, kryeministri Kurti e ka parë skenën dhe nuk ka reaguar, që e bën rastin edhe më të rëndë.
Ngjashëm, para disa ditësh gazetarja e Periskopit, Besarta Hoti, u pengua në përpjekjet për të bërë pyetje për Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
AGK-ja, i konsideron këto veprime të papranueshme dhe i bën thirrje qeverisë dhe dikastereve të saj të mundësojnë kushte elementare të punës për gazetarët kur raportojnë dhe kërkojnë përgjigje nga anëtarë të ekzekutivit.







