Arritja e Omicronit në Kosovë bëhet lajm në mediat ndërkombëtare

Mbrëmë Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 9 raste me variantin e ri të Covid-19 Omicron.

Për rastet e reja me Omicron në Kosovë, raportoi edhe Reuters.

“Ministria tha se nga 22 persona që rezultuan pozitivë me COVID-19 në 10 ditët e fundit, nëntë ishin identifikuar me variantin Omicron”, raporton Reuters.

Katër nga rastet me Omicron janë paraqitur në komunën e Mitrovicës, ndërsa dy raste vinin nga SHBA-të, dy raste nga Londra dhe një nga Franca.

Ministria shtoi se “varianti Omicron pritet të përkeqësojë situatën epidemiologjike në vend”, vijon Reuters.

Megjithatë në raportimin e tyre theksohet se Kosova ka parë një periudhë relativisht të qetë në javët e kaluara me vetëm 12 raste pozitive dhe një vdekje të dielën.