Gjatë 24 orëve të fundit, nga sëmundja Covid-19, që e shkakton koronavirusi janë shëruar edhe 38 persona, duke bërë që numri i përgjithshëm i të shëruarve të arrijë në 1,018.
“Sot më 20 qershor 2020, janë shëruar 38 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1018 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.
“Nga data 08 shkurt deri më 20 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 21.078 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.073 raste”.
“Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome”.
Ndërkaq, 35 pacientë kanë vdekur që prej se rastet e para me koronavirus u regjistruan në Kosovë më 13 mars.







