Arrihet shifra e 1 000 000 të prekurve nga Koronavirusi në të gjithë botën

Ekspertët kishin paralajmëruar para pak ditësh që sipas statistikave që po paraqiteshin brenda kësaj jave do të kapej shifra e 1 milion të prekurve nga Koroanvirusi.

Të vdekur janë 51354 ndërsa të shëruar janë 210191. Kjo shifër është arritur pa përfunduar java, madje është akoma e enjte.

Vendi më i prekur deri më tani është SHBA me 235747 e ndjekur nga Italia me 115242, Spanja 110238, Gjermania 84264, Kina 8158 dhe më pas vjen Franca me 59105.

Ndërsa në vendin tonë janë 277 persona të prekur.

Sa u përket viktimave Italia kryeson me 13915 viktima e ndjekur nga Spanja me 10096, SHBA 5604, Franca 4503, Kina 3318, Irani 3160 dhe Britania 2921.

Ndërsa në vendin tonë është vetëm një i vdekur, kurse në Shqipëri 16.